Qëllohet me shishe molotv godina e kryeministrisë, arrestohet 25-vjeçari nga Fieri

486
Sipas policisë së tiranës një i ri nga Fieri ka qëlluar me shishe molotov drejt godinës së kryeministrisë.

Emri i tij është Ardian Peshtanaku 25 vjeç dhe është arrestuar pasi dje në orën 13:30 ka qëlluar me shishe molotov godinën Kryeministrisë.

Teksa është marrë në pyetje, i riu ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se këtë verprim e kreu në shenjë hakmarrje pasi shteti nuk i zgjidhe hallet.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal.
Sigal