VIDEO/ Grabitet me dhunë biznesmeni, i vihen edhe 10 mijë euro gjobë, ja si arrestohen dy të rinj në Tiranë. Emrat

457
Dy të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është në kërkim pasi i kishin vënë 10 mijë euro gjobë një burri, por pasi e kishin grabitur më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia, sipas së cilës të rinjtë akuzohen për shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve që do t’u jepte si gjobëvënie.

Oficerët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në dhe Prokurorinë e Tiranës, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”.

Në pranga janë vënë dy persona e një i tretë është në kërkim. Të arrestuarit janë Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e E. H., 31 vjeç

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19 gusht 2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.
Sigal


Pengmarrje ne Tirane by news-al