Punëtori humbi jetën në vendin e punës, procedohet pronari i hotelit në Sarandë

88
Sigal

Një pronar hoteli në Sarandë është proceduar penalisht, pasi disa ditë më parë në biznesin e tij humbi jetën një puntor, 62 vjeç.

Blutë bëjë me dije se ka nisur procedimi për shtetasin H.H, pasi ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Njoftimi:

DVP Vlorë

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.