Prishtinë, aksident i rëndë, humb jetën 29-vjeçari, plagosen 6 persona të tjerë

498
Një 29-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur në qendër të Prishtinës, në orët e para të së dielës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër objektit të Postës kryesore të Prishtinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Hunday”, që dyshohet se ka qenë shkaktar i këtij aksidenti, duke e tejkaluar limitin e shpejtësisë së lejuar. 

 Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti, tha se të dy automjetet e përfshira; njëra e tipit “Hunday” dhe tjetra e tipit “Golf”; kanë qenë në lëvizje. Ndërkohë, si pasojë e goditjes, drejtuesi i makinës “Golf 4”, i identifikuar me inicialet M. B., i lindur më 1986, ka humbur jetën, ndërsa 6 udhëtarët e tjerë, 2 femra dhe 4 meshkuj kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Sigal