Apeli i Beratit liron Artur Zotkaj për mungesë provash

440
Artur Zotkaj vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit në Berat, ndonëse në bisnesin e tij u gjet një sasi prej 19 kg Cannabis.
Arturi së bashku me tre persona të tjerë u ndaluan për sasinë e drogës së gjetur pranë bisnesnit të Artur Zotkajt, pranë aksit që të çon në Malin e Tomorrit. 
Më herët gjykata e rrethit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë personat në fjalë, ndërsa sot apeli e la të lirë Artur Zotkajn me pretendimin se mungojnë provat. 
Sigal