Prishën objektin me pronësi të përbashkët, duke dëmtuar dhe rrjetin elektrik, dy të arrestuar në Tiranë

85
Sigal

Dy persona në Tiranë kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen se shkatërruar një pronë që e kishin në bashkëpronësi me dy shtetas të tjerë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit me inicialet  F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M..

Ndërkaq si pasojë ata akuzohen se kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësinë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe si pasojë kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.