Prindërit e gjetën të vdekur në dhomë, 24-vjeçari shqiptar një ish-futbollist

426
Sigal

Shqiptari qe u gjet i pajete ne dhomen e gjumit nga prinderit e tij, ne Itali, eshte nje ish-futbollist. Mediat fqinje shkruajne sot se 24-vjecari Aldi Cala qe u gjet i   vdekur në dhomën e tij, kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia.

Ambulanca

Sipas “La Nazione”, 24-vjeçari, një natë më parë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.

Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.

Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, teksa ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Folgor Marli

Familja e të riut shqiptar jetonte prej vitesh në Ponteteto, teksa në të kaluarën Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia, por nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh në karrierën e tij sportive.