Prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, kapet në tentativë për të vjedhur 25-vjeçari në Berat (EMRI)

151
Sigal

Andrea Zerollari ka rënë në pranga nga Policia pasi është kapur në tentativë duke vjedhur një banesë. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”, duke prangosur të riun nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.

Policia ka dokumentuar edhe 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit, ku kishte grabitur vlera monetare dhe pajisje të ndryshme elektronike. Zerollari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje, u kap në flagrancë gjatë tentativës për t’u futur në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, që kishte siguruar në rrugë operative informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.

Policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, që dyshohet se autor është Zerollari.