Prangoset babai, dhunonte vajzën e tij 18 vjeçe

610
Dhunonte vajzën e tij, arrestohet babai. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se një ditë më parë shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin me inicialet M. K., i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht vajzën e tij, 18-vjeçaren me inicialet E. K.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “dhunës në familje”.
Sigal