Lëviznin me makinë të vjedhur, hajdutët ‘çajnë’ postbllokun në Dibër, policia qëllon me armë

474
Sigal

Dy persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një automjet në Tiranë, ndërsa qarkullonin me të në Bulqizë.

Ngjarja në fjalë ndodhi sot rreth orës 07.42. Sapo u sinjalizua policia për këtë rast, policia është vënë në ndjekje të makinës. Pavarësisht thirrjes për të ndaluar në pikën e kontrollit në Qafë Buall, makina tip ‘Benz’ me targa AA 186 EE, s’ju përgjigj urdhrit, ndërsa u largua me shpejtësi. Ndërkohë, policia ka qëlluar edhe në ajër me armë. Sakaq, dy autorët braktisën mjetin dhe u arratisën.

Informacion paraprak
Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës. Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti. Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej. Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë. Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.