Pranga babait, tentoi t’i fuste drogë në burg djalit të fshehur nën çorape

425
entativa për t’i futur drogë në burg të birit i ka kushtuar lirinë një 60-vjeçari. Ngjarja në fjalë ndodhi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Vlorë, ndërsa u kap në flagrancë Kadri Brami, banues në këtë qytet.
Burime nga policia lokale pohuan se i moshuari kishte fshehur nën corape 14.4 gr hashash për t’ja dhënë më pas djalit të tij, E.B, i cili ishte dënuar me 8 vite burg për “Vjedhje në bashkëpunim”.
Të njëjtat burime pohuan se lënda narkotike ishte e ndarë në 8 doza të vogla, e mbështjellë nga brenda me qese jeshile dhe nga jashtë me qese të bardhë të tejdukshme. Kadri Brami, ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer dënimin 1 vit Burg për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet në ngarkim të 60-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve” i kaluan prokurorisë së këtij rrethi për veprime të mëtejshme hetimore.
Sigal