Policia publikon pamjet e vjedhjes së një shtëpie. Vihet në pranga 28-vjeçari, i sekuestrohen para dhe aksesorë floriri

37
Sigal

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur një i ri futet në një banesë nga ballkoni duke vjedhur një shumë parash, por edhe aksesorë floriri.

Njoftimi i policisë:

Në pranga është vënë një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, në Shkozë rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri). Më pas më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shkoza”.

Vodhi në një banesë, shuma parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 7500 euro, 1138 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), që iu gjetën 28-vjeçarit gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 42-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. A. (Gj)., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u peocedua penalisht shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. A. (Gj)., dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.