Po shkarkonte ngarkesën me tulla, mjeti prek rrjetin elektrik, humb jetën shoferi

406
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Në Theth ka humbur jetën një shofer pas kontaktit te mjeteit te tij me energjinë elektrike/

Me mjetin e tij do të shkarkonte tulla kur mjeti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të shpjeguar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.