Po mblidhte kërpudha, 60-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe vdes

37
Sigal

Jani Gjoni, një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën përgjatë shtigjeve të Alto Sermenzës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur shqiptari po mblidhte kërpudha bashkë me mikun e tij.

Teksa po ecnin përgjatë shtigjeve, shqiptari hyri në një zonë shumë të rrezikshme, humbi ekuilibrin dhe ra në një kreshtë shkëmbore nga rreth 50 metra lartësi.

Shoku që ishte me Gjonin dha menjëherë alarmin, por kur shpëtimtarët arritën te gjashtëdhjetë vjeçari ai kishte humbur jetën pasi plagët e marra nga rënia ishin shumë të rënda.