Po luante futboll, ndërron jetë shqiptari në Angli

469
Një taksist shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli në Angli pasi e ka zënë energjia elektrike teksa tentoi të kalonte një përçjellës jashtë fushës për të marrë topin. Albert Xhediku 34-vjeçar ishte dërguar menjëherë për në spital nga miqtë e tij, megjithatë aty u njoftua se ka vdekur.
Kompania që udhëheq sallën sportive tani ka nisur hetime urgjente së bashku me Policinë. Një zyrtar i komunës së Portsmouthit ka thënë se Alberti kishte vdekur teksa provonte të merrte topin. “Isha duke luajtur me të. vetëm godisnim topin dhe patëm momente të mira. Kur ndodhi të gjithë e dinim, ishte shumë e frikshme. Do të na mungojë. Ishte shok shumë i mirë”, ka thënë një nga miqtë e tij, raporton “The Mirror”. Alberti, fans i Liverpoolit dhe Barcelonës, ra në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 19:00 të dielën.
Sigal