Po ktheheshin nga pushimet, humbin tragjikisht jetën në aksident nënë e bir nga Kosova

259
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur pak më parë në Kosovë, me pasojë vdekjen e dy presonave.

Mëshet se viktimat janë nënë e bir nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, të cilët kanë humbur jetën gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Për këtë rast detaje ka dhënë kryetari i vitisë, Sokol Haliti. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.