Një i ri është qëlluar me armë zjarri në këmbë të Mërkurën mbrëma te Rruga e Dibrës në kryeqytet. Sipas policisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 29 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H, 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.