Plagosi rëndë me thikë 19-vjeçarin, pranga të riut në Fier (Emri)

475
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Fierit për vrasje të mbetur në tentativë.
Në datën 13.07.2017, në orën 23:30, në lagjen “Liri”, shtetasi Florjan Malaj, për motive të dobëta ka goditur dy herë me një mjet prerës (thikë) shtetasin E.M, 19 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi: Florjan Malaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76 e 22 të Kodit Penal.
Sigal