613 kg kokainë në Durrës/ Xhafaj në Drejtorinë e Policisë: Çoni deri në fund hetimin

417
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë mesditën e sotme një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Xhafaj takoi Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtuesit e operacionit të fundit antidrogë.

Ministri përgëzoi Policinë e Shtetit dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës
Ai vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidencialitetit të operacionit nga Policia dhe Hetimi Doganor. Ministri kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit. Në operacion u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Sigal