Përplasen dy automjete në Peshkopi, plagoset këmbësori

128
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:35 në vendin e quajtur  “kryqëzimin e Bolonjës”, në qytetin e Peshkopisë.

Dy automjetet të tipit “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa i lënduar ka mbetur një këmbësor, i është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa këmbësori me inicialet N.N., si dhe drejtuesit e automjeteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, qyteti i Peshkopisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Xh. Zh.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.