Përplasen 4 makina në Elbasan

230
Sigal

Katër automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Nga pamjet, duken automjetet e përplasura njëri pas tjetrit.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trafik në këtë zonë në kahun e makinave të aksidentuara, ndërkohë në korsinë tjetër qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.