Përndoqi për dy muaj 30-vjeçaren, arrestohet në Gjirokastër 47-vjeçari

535
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar i cili akuzohet se gjatë një periudhe dy mujore ka përndjekur një 30-vjeçare me inicialet Sh.M.
Uniformat blu njoftojnë se është ndaluar Vilson Iljazi, 47 vjeç, banues në Tepelenë.
Gruaja me iniciale Sh.M ka bërë në kallëzimin penal për 47-vjeçarin i cili në mënyrë të vazhdueshme akuzohet se ka përndjekur 30-vjecaren.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Përndjekja” të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal. 
Sigal