Përndiqte prej muajsh një shtetase, pranga të resë nga Kruja

115
Sigal

Një 27-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasja me inicialet  Z. S., banuese në Shkretë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë.