Përmbytet Kolonja, rrugët e qytetit nën ujë, nuk i bën derman as zjarrfikësja

86
Sigal

Situatë e vështirë nga rreshjet e shiut raportohet nga Kolonja.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, ndërsa zjarrfikësit bëjnë hapjen e tyre.

Për disa herë rrjesht, është tentuar të hapen rrugët, por vijojnë të bllokohen çdo 15 min. Mësohet se situatë ka edhe në fshatin Qafëzes, pasi ka dalë nga shtrati përroi i fshatit, dhe rrezikojnë banesat në lagjen e fshatit afër përroit.

Do të duhet edhe aty ndërhyrja e emergjencave për të normalizuar situatën. Priten informacione të tjera në vijim.