Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, zjarri shkaktoi panik te pacientët

63
Sigal

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme mjediset e spitalit rajonal të Shkodrës. Flakët e zjarrit kanë rënë në dhomën e farmacisë së këtij spitali.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Një situatë e tillë ka sjellë panik tek pacientët.

Kujtojmë se edhe para pak muajsh, një zjarr përfshiu godinën e spitalit të Shkodrës.