Përfshihet nga flakët banesa në Bilisht

80
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bilisht.

Policia njoftoi se ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F.A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, shtuan të njëjtat burime.