Një zjarr ka rënë në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, në një fabrikë të mbetjeve plastike.
Tymi i madh ka përfshirë zonën, ndërsa nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet apo ka të lënduar.
Flakët kanë përfshirë çdo gjë, ndërsa zjarrfikësit dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.