Përfshihen nga flakët dy banesa në Gjirokastër

26
Sigal

Dy banesa janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër, ku si pasojë janë djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr  në banesat e dy vëllezërve  Ç. Gj. dhe R. Gj.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.