Peqin, 35-vjeçari vdes duke korrur barin

644
Sigal

Një burrë 35 vjeç është gjetur i vdekur në Peqin. Ilir Sharka ishte duke punuar me korrëse bari në kopshtin e I.M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Teqe.

Dyshohet se Sharkën e ka zënë korenti, por Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të dalë në një konkluzion zyrtar.