Panik tek të rinjtë, prishet autobusi, 40 gjimnazistë bllokohen në Dardhë

429
Një autobus me mbi 40 gjimnazistë ka pësuar defekt teknik teksa ka qenë në udhëtim e sipër drejt fshatit Dardhë të Korçës. Prishja e autobusit ka shkaktuar panik tek të rinjtë dhe gjithashtu bllokimin e rrugës për më shumë se një orë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maja e Bigllës, që ndodhet 1640 metra mbi nivelin e detit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga ngjarja. Në autobus po udhëtonin nxënës që ishin nisur nga Mallakastra për të vizituar fshatin turistik të Dardhës. Shoferi ishte detyruar të bënte një manovër të rrezikshm dhe si pasojë autobusi ka goditur me pjesën fundore të tij bordurat anësore të rrugës.
Sigal