Po vinte në shtëpi për festa, arrestohet në Kapshticë i kërkuari për dhunë në familje

663
Në pikën kufitare të Kpashticës është arrestuar një 40-vjeçar pasi rezultonte person në kërkim. Bëhet fjalë për Damjano Hotin, banues në Korçë, i cili rezultonte i dënuar me 4 muaj burg për “dhunë në familje”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Damjano Hoti, 40 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim penal nr 612 datë 27.10.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.
Sigal