Pacienti në Lushnje, kanos me thikë mjeken e Qendrës Shëndetësore

317
Sigal

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili ka kanosur me mjet prerës mjeken e qendrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Në pranga ka rënë shtetasi G. K., banues në Ngurrëz e Vogël.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me thikë shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe” njoftoi policia.

Shtetasi G. K mësohet se ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.