Operacion policor në Shkodër në mes të natës, arrestohen dy persona në arrati

602
Policia e Shkodrës zbarkoi një natë më parë në rrugët e qytetit me kontrolle intensive. Të pozicionuar ne kryqezime, përmes lëvizjeve të shpeshta dhe ndalimeve blic, janë arritur të arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Njeri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet burg, ndërsa tjetri për plagosje. Operacioni i zhvilluar ne kuader te masave “Vjeshte” per personat ne kerkim, mjetet me xhamat e zinj, levizjet me arme etj pritet te vazhdoje. Policia e Shkodres do ta beje publike ne nje komunikate me te detajuar bilancin e nje nate me pare te ketij aksioni. Mesohet se ka patur edhe ndeshkime te shumta me gjobe si dhe bllokim dokumentacioni.
Sigal