Operacion i Forcave Speciale në Vlorë, nis bllokimi i makinave luksoze

488
Forcat Speciale, FNSH dhe Policia kanë mësyrë sot në qytetin e Vlorës dhe kanë nisur operacionin për bllokimin e makinave luksoze si dhe identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë personave me prcedentë kriminalë. 
Operacioni i zhvilluar në Durrës e Elbasan është shtrirë sot në një qytet tjetër të madh të vendit, në vijim të operacionit të madh kombëtar “Vjeshtë 2017”.
Dje, në qytetin e Elbasanit, pati një numër të konsiderueshëm makinash të bllokuara, personash të shoqëruar dhe nisje hetimesh.
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, po dje deklaroi qartë se “e kemi ndërmarrë këtë operacion, i cili nuk do të jetë vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale.”
Sigal