Oficerët e Antidrogës, kapo të kokainës

487
Sigal

Më datë 15 nëntor 2012, në orën 18:30, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Qarkut të Tiranës, u arrestoi në kushtet flagrancës shtetasin Anoril Naim Cani, i dt. 07.05.1981, lindur në Pogradec, banues në Tiranë, me detyrë specialist në departamentin e antidrogës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shtetasit Gentian Vlash Gjoka, i dt. 27.07.1974, lindur në Cërrik, Ilir Petrit Shehaj, dt. 02.12.1966, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Gjyshi” dhe Madrit Manush Dule, i dt. .. .. 1974, banues në Vorë, Tiranë, për veprën penale, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/A, i Kodit Penal. Në momentin e arrestimit të arrestuarve u janë kapur 8 kg. pluhur i bardhë që dyshohet për kokainë, mbi 31.3 kg heroinë, një pistoletë TT, si edhe 3100 € dhe 111. 420 lekë të reja. Kjo ngjarje me specialistin e antidrogës të Tiranës dëshmon  se në shumicën e rasteve janë vetë punonjësit e policisë që ingranohen në veprime kriminale, por edhe që janë edhe organizuesit e grupeve kriminale. Këto mund të shpjegojnë edhe faktin tjetër që policia e ka shumë të vështirë, që të identifikojë dhe të zbulojë shumë krime që kanë mbetur ende të pazbuluara, pasi efektivët e strukturave të policisë janë edhe pjesëtarë e pjesëmarrës në aktet kriminale. Korrupsioni dhe krimi kanë pushtuar edhe policinë, duke e bërë atë pjesë të krimit të organizuar.