Një person me thikë në dorë tenton të grabisë dyqanin në Vlorë

139
Sigal

Një person ka tentuar të grabisë një subjekt tregtar në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, personi ka pasur një thikë në dorë kur ka hyrë brenda dyqanit.

Autori ka arritur të largohet nga vendngjarja ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po këqyr kamerat e sigurisë për hetimet e mëtejshme.