Një i ri humbet në plazhin e Shëngjinit

473
Sigal

Një i ri ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orës, pasditen e sotme.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se shtetasi i moshës 19 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.

Mësohet se kanë qenë familjarët e viktimës ata të cilët kanë denoncuar rastin në polici duke u shprehur se djali i tyre është futur në det dhe më nuk e kanë parë.

Ende nuk dihet fati i 19-vjeçarit, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Kujtojmë se, ky është rasti i dytë për ditën e sotme pasi që pak më parë është njoftuar për një tjetër të humbur në plazhin e Durrësit.