Greqi/ Një çift shqiptarësh, vjedhën bizhuteri dhe piktura me vlerë 150 mijë euro

455
Sigal

Një çift shqiptarësh të moshës rreth 50 vjeç ndodhen në Gjykatën e Apelit për vepra penale të Larisas, në Greqi, pasi mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar, i ka denoncuar për vjedhjen e bizhuterive dhe pikturave me vlerë 150 mijë euro.

Bëhet fjalë për një çështje që trajtohet prej disa vitesh në gjykatat greke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Volos, aty ku çifti punoi për disa kohë në vilën e shtetasit grek.

Pas vdekjes së tij u denoncua edhe humbja e orendive të arit dhe disa pikturave.