Nis hetimi/ Përfshihet nga flakët e zjarrit magazina me ushqime, ja për çfarë dyshohet

Një magazinë me baze ushqimore është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Flakët po lokalizohen nga shërbimet zjarrfikës të Pogradecit, të cilat pas marrjes së njoftimit kanë mbërritur në vendngjarje.

NOA

Aktualisht nuk raportohet rrezik për shpërndarje të zjarrit në objekte të tjera ndërsa nga vendngjarja raportohet për dëme materiale.

Paraprakisht zjarri mund të ketë nisur për shkaqe aksidentale, por një grup hetimor pritet të zbardhi shkaqet zyrtare.