Tirana me 4 mungesa në derbin ndaj Partizanit, një tjetër futbollist nuk ia del

Tirana do të ketë edhe këtë herë katër mungesa në fushën e lojës ndaj sfidës me Partizanin. Tashmë dihet që lista nis me dy lojtarë Ismajli e Haxhiu, Gjumsi po ashtu është jashtë. Nga ana tjetër, edhe Marku po vuan problemet me muskujt e barkut. Shkëmbi këto ditë ka ngarkuar ekipin edhe me dy stërvitje në ditë, ndërkohë me një llogari të thjeshtë, në portë do të luajë Selmani.

Mbrojtja sërish me katër e Metën në të djathtë, më pas Kola e Dembele, ndërsa majtas Përgjoni. Mesfusha do të jetë e përbërë nga katërshja Ndreca, Soler, Rafael Prengaj si dhe sulmi me Zharmuni e Ernest.

NOA

Skuadra duhet të ruhet nga kartonët, pasi nëse Ndreca, Përgjoni, Meta dhe Prengaj ndëshkohen me karton të verdhë humbasin takimin tjetër atë me Skënderbeun në shtëpi. Kujtojmë që Tirana ka 2 vite 4 muaj dhe nëntë ditë që nuk fiton një ndeshje derbi me Partizanin.