Ngjarje e rëndë në Krujë, gjendet i pajetë në banesën e tij një 39-vjeçar

402
Sigal

Një i ri dyshohet se i ka dhënë fund jetës këtë të martë në Krujë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.H., 39 vjeç.

Policia bën me dije se ai është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2020, në fshatin Kroi Madh, Krujë, në banesën e tij dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu shtetasi H.H., 39 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.