Gjermani, 72 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi

331
Sigal

Gjermania është një nga shtetet europiane, që vazhdon të ketë numër të konsiderueshëm të vdekurish dhe të infektuarish nga koronavirusi.

Në shtetin gjerman, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 72 persona.

Në total, në Gjermani janë shënuar deri tani 4934 viktima nga virusi.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me koronavirus në shtetin gjerman është 147 958 njerëz. Vetëm në orët e fundit, në Gjermani janë infektuar me Covid-19, 893 persona.