Valë e dytë koronavirusi? Epidemiologu: Rruga për ta shmangur

305
Sigal

Covid-19 është ende i panjohur dhe frika për një valë të dytë është tek çdo vend i prekur. Epidemiologu Artan Simaku, jep shpresë pasi thekson  se më e keqja ka kaluar dhe situata në lidhje me koronavirusin është optimiste.

“Kriteri i vlerësimit janë rastet që shtrohen në spital dhe ato kanë ardhur në rënie, ndërkohë që trendi i shërimit është shumë i lartë. Virusi sigurisht që qarkullon dhe 80% e njerëzve e kalojnë pa simptoma. Raste do të ketë sërish dhe këshillohet që pavarësisht lehtësimit gradual të masave, të mos lehtësohen masat e distancimit social dhe higjienës. Pavarësisht situatës optimiste, kujdesi duhet të jetë maksimal”.

Kur u pyet për një valë të dytë të Covid-19, Simaku tha se mosha e tretë nuk duhet ta thyejë karantinën në asnjë mënyrë. “Duhet marrë në konsideratë si mundësi, prandaj theksojmë se masat e distancimit fizik nuk duhen neglizhuar nga popullata. Sa më të kujdesshëm të jenë qytetarët, aq më e madhe do të jetë mundësia e kthimit në normalitet. Mosha e tretë nuk duhet ta thyejë karantinën në asnjë mënyrë”.