Nën hetim 51-vjeçari, vodhi 77.000 € përmes mashtrimit me shitje shtëpie

372
Sigal

TIRANË – Policia e kryeqytetit ka nisur dy ditë parë procedim penal në gjendje të lirë për një 51-vjeçar me inicialet I.J administrator i një kompanie private, për mashtrim me shitjet e shtëpive.
 
Dyshohet se 51-vjeçari në vitin 2008, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 35.000 euro R.Z, 50 vjeç, banues në Tiranë, për blerjen e një apartamenti. Me të njëjtën skemë ai dyshohet se i ka vjedhur 42.000 euro shtetasit I.T, 71 vjeç.
 
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në cilat kanë ndodhur ngjarjet për të cilat 51-vjeçari akuzohet.