Ndalohet ish-kryekomunari i Bërzhitës, ishte dënuar me 5.4 vite burg

406
Rreth 6 muaj pasi Gjykata vendosi dënimin me 5.4 vjet burg të ish-kryekomunarit të Bërzhitës, policia ka bërë ndalimin e tij. Zyrtarisht burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bëjnë me dije se nga seksioni i korrupsionit është bërë ndalimi i 42-vjeçarit Genci Drita, ish-kryetar i Komunës Bërzhitë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në zbatim te ekzekutimin e vendimit penal të datës 21.07.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur dënimin e shtetasit Genci Drita, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” .
Sigal