Ndahet nga jeta një nga figurat më të shquara Tiranase, Myslym Qefalia

1051
Dje në orët e vona të mbrëmjes është ndarë nga jeta një nga figurat më të dashura dhe me me reputacion i familjes qytetare Tiranase, Myslym Qefalia (Lymi). Njeriu i fjalës së ëmbël, simbol i mirësisë, ndihmës dhe dashurisë për njerëzit e thjeshtë. Myslym Qefalia gjatë gjithë jetës së tij punoi me përkushtim dhe me atdhedashurinë e tij rriti djem dhe vajza, nipër dhe mbesa duke i shkolluar dhe edukuar me dashurinë dhe respektin ndaj shtetit, ligjeve dhe shoqërisë. Dajë Lymi ishte, jo vetëm njeriu gojëmbël, por edhe mikpritës, ishte personalitet i padiskutueshëm dhe për këtë mjafton të përmendim faktin që kur flitet për Dajtin apo Shtish Tufinën, mendja të shkon tek Familja e nderuar e Myslym Qefalisë. Ai lindi më 8 Maj 1932 në fshatin Tufinë dhe dje u nda nga jeta duke pikëlluar familjen,djemtë dhe vajzat dhe mbarë miqtë jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë,pasi miqësia e tij ishte e rrallë dhe unikale. Lym Qefalia do të kujtohet përjetësisht sepse ai ka hyrë në jetën e fshatrave,qytetarëve dhe fqinjëve të tij si etalon I njeriut të ndershëm, si burrë fisnik dhe me shpirt bujar,si një prind shembullor dhe një babagjysh model. Myslym Qefalia do të mbahet mend për karakterin e fortë e të pathyeshëm, njeriun ku kishe dëshirë të pije dollinë dhe të hajë kafshatën e bukës. Myslym Qefalia (Lymi), sikurse do të thoshte para disa kohësh një mik i fëmijërisë së tij të bënte të ishe edhe i lirë, edhe të ndjeheshe i lumtur, por nuk duhet të harrojmë se të rrish dhe të bisedosh me zemërmadhin Lym të duket se ka mbaruar fakultetet më prestigjioze të botës. 

Sot në datën 1 Dhjetor 2017, në orën 14.00 i jepet lamtumira e fundit Myslym Qefalisë.


Sigal