Ndahet nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës

352
Sigal

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. Infarkti i ka marrë jetën kryebashkiakut. Memolla mbante postin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, prej 30 qershor të 2019, pasi u zgjedh në zgjedhjet lokale. Mësohet se 52-vjeçari mesditën e sotme ka qenë në qytetin e Peshkopisë, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Rrogozhinë-Peshkopi. Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare.