Motori përplaset me maunen, plagoset turisti austriak

515
Sigal

Një turist austriak është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur “Çezma e thatë”.

Turistët udhëtonin drejt Skraparit dhe kanë qenë në grup me pesë motora. Njëri prej tyre është përplasur me nje mjet maune dhe ka ngelur i plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Beratit ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua drejt Spitalit të Traumes në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje kane mberritur ekspertet e qarkullimit rrugor, të cilet nisen hetimet për të zbardhur motivet e ketij aksidenti te rende.