Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës, autorët e ndoqën me makinë. Dëgjohet një e shtënë dhe kalimtarët që vrapojnë të alarmuar

16
Sigal

Është publikuar video e momentit të ekzekutimit të 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës.

Në video shihet momenti teksa makina tip Seat e atentatorëve shkon në drejtim të shënjestrës dhe qëllon drejt tij, dyshohet me kallashnikov.

Në momentin e atentatit shihet se ka pasur persona të tjerë në rrugë përveç viktimës, të cilët vrapojnë më vrap pasi dëgjojnë armën. Një prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.