Mesazhi i ndjerë i Metës për vdekjen e deputetit Kadeli: Humbje e pazëvendësueshme

537
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta me anë shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qytetin e Lezhës Gjovalin Kadeli.
Meta shkruan se kjo ndarje e parakohshme nga jeta e deputeti është një dhimbje e madhe.
Mesazhi i plote
Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli. Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo është një humbje e pazvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë. Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe rëspekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë. I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin! U prehtë në paqe shpirti i tij! Ilir META
Sigal